Policia në aksion, 100 dele ilegale në Kosovë

Policia Kufitare e Kosovës, gjatë ditës në dy lokacione të ndryshme, ka parandaluar kontrabandën me kafshë, konkretisht dele. Në të dyja rastet numri i deleve që janë hasur nga patrullat policore është nga 50 dele
Policia përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në rastin e parë, në ora 13:35, patrulla policore në fshatin Debëlldeh të Vitisë, ka ndaluar kamionin me targa vendore të cilin e drejtonte një mashkull kosovar, në kamionin e të cilit gjendeshin 50 krerë dele, dyshohet se kamion me dele ka hyr nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriu përmes rrugëve ilegale në vendin tonë.
Ndërsa në rastin e dytë, rreth orës 19:45, njësia policore në magjistralen Bërnjak-Mitrovicë, ne fshatin Zupqë, ka ndaluar një kamion pa targa, me drejtues mashkull kosovar, në kamionin e të cilit janë hasur 50 krerë dele. Dyshohet se delet përmes rrugëve ilegale kanë hyr nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.
Për të dyja rastet janë njoftuar prokurorët kompetent, janë iniciuar raste penale, kurse kamionët së bashku dele u janë dorëzuar Doganës së Kosovës./21Media

Back to top button