Policia në aksion, arrestohen 4 persona të kërkuar

 

Sot njësitet policore të Lipjanit, kanë përfunduar një operacion të nisur dje i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës.

Lajmin për portalin rtv21.tv. e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Aksionet janë ndërmarrë në katër lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatin Zllakuqan, Mirenë, Baicë dhe në Janjevë ku janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe janë realizuar 4 urdhëresa te gjykatës. Për personat e arrestuar, kishte urdhëresa aktive të gjykatës për veprat vjedhje e rëndë në tentativë, dëmtim prone dhe dy lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button