Aksident në Fushë Kosovë, goditet një këmbësore

 

Një veturë ka goditur një këmbësore sot rreth orës 11:30 në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja”, ka thënë Ahmeti.

E njëjta është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button