Policia në aksion në tërë Shqipërinë, 29 persona të arrestuar

 

Pikat e kontrollit të ngritura nga Policia e Shtetit të Shqipërisë kanë vënë në pranga 29 persona. Në të gjithë vendin, janë ngritur 83 postoblloqe policie për të kapur personat e shpallur në kërkim, ata që mbajnë pa leje dhe ata që kanë tendencë të kryejnë krime.

Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar tri armë të ftohta dhe disa doreza metalike e shkopinj bejzbolli që i kanë mbajtur drejuesit e mjeteve me vete, si dhe sasi të vogla lëndë narkotike, kanabis e doza me heroinë e kokainë.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht 6 persona, si dhe janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në komisariat në të gjithë vendin 79 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete. Po ashtu, janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 23 automjete në të gjithë Shqipërinë./vizionplus

Back to top button