Për vizitën e Veselit në Kosovë, deklarohen për RTV21 nga Haga

Gjykata Speciale në Hagë për portalin rtv21.tv është deklaruar sot lidhur me vizitën e Ish-Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit në Kosovë me rastin e vdekjes së nënës së tij.
Në përgjigjen për RTV21c Gjykata ka deklaruar se për shkak të arsyeve humanitare bindëse, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë për  Veselin, për t’a takuar familjen e tij
“Për shkak të arsyeve humanitare bindëse, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë për z. Veseli, për t’a takuar familjen e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.
Vizitën e Veselit në Kosovës sot gjatë ditës për rtv21.tv e ka konfirmuar avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini, i cili informoi se protokolli i Veselit pritet të jetë i njëjtë si me rastin e vdekjes së babait.
Më 07 janar ka vdekur nëna e Kadri Veselit, Ajshe Veseli.
Edhe në korrik 2021, Kadri Veseli kishte ardhur në Kosovë, tri ditë pas vdekjes së babait të tij, Fazli Veselit./21Media

Back to top button