Policia në kërkim të Ilvaim Gashit

 
 
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që të arrestohet Ilvaim Gashi.
Gashi, i lindur më 04.06.1979 në Sferkë të Klinës, dyshohet për veprën penale “Mashtrim”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në komunikatën për media./21Media
 

Back to top button