Policia në kufi sekuestron mall të kontrabanduar

 

Policia kufitare sot rreth orës 08:05, gjatë patrullimit të kufirit në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbi fshatin Dimcë, ka vërejtur një veturë të ngarkuar me mall duke zbritur në drejtim të Hani Elezit.

Sipas njoftimit të Policisë, automjeti drejtohej nga një 25-vjeçar me inicialet L.S.

“Gjatë kontrollit të mallit, është vërejtur se malli ka prejardhjen nga Maqedonia Veriore dhe dyshohej se malli ishte futur kontrabandë në vendin tonë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Malli është sekuestruar dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka iniciuar rast ndaj të dyshuarit nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘kontrabanda me mallra’.

I dyshuari është intervistuar nga policia, kurse me aktvendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button