Policia në Veri gjen kamera të kamufluara vëzhguese

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se në koordinim me AKI’në kanë identifikuar dy lokacione ku kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve, institucioneve të Qeverisë dhe prezencës ndërkombëtare.
Lidhur me këtë rast, Policia ka identifikuar dy persona të cilët janë me interes që të intervistohen.
Për rtv21.tv Elshani ka thënë se “këto kamera dyshohet se janë përdorur në vazhdimësi nga institucionet e sigurisë së Serbisë”.
“Me date 27.06.2024, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjeve të qytetareve, institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri të vendi”, tha Elshani./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?