Vetura pa targa penguan policinë në veri

Sonte në afërsi të liqenit të Ujmanit në pjesën veriore të Mitrovicës, përderisa zyrtarët policorë të kufirit kanë vërejtur një kamion i cili dyshohej për kontrabandë mallrash, gjatë tentimit për ta ndaluar të njëjtin, janë penguar nga dy automjete civile pa targa.
“Dy automjetet civile, me lëvizjet e tyre dhe krijimin e pengesave në rrugë, kanë penguar zyrtarët policorë duke iu pamundësuar ndaljen e kamionit i cili dyshohej për kontrabandë mallrash”, thuhet në njoftimin e Polciisë.
Për më tepër, policia njofton se lidhur me rastin janë alarmuar edhe njësitet tjera relevante policore, të cilët kanë asistuar zyrtarët kufitarë, për hetim dhe kërkim të personave dhe automjeteve të dyshuara./21Media

Back to top button