Policia nis hetimet për rastin e 28-vjeçarit që u gjet i vdekur mbrëmë në Prishtinë

Një mashkull i moshës 28-vjeçare është gjetur mbrëmë pa shenja jete, në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se ka nisur hetime lidhur me këtë rast.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke përdorur armën e zjarrit.

“Hetim mbi vdekjen- Prishtinë 27.07.2023, 20:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet te kete kryer vetvrasje duke përdorur armën e zjarrit. Njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./21Media 

Back to top button