Policia parandalon kontrabandë me mallra në Bërnjak

Policia e Kosovës ka arritur të parandalojë kontrabandë me mallra të martën rreth orës 10:25 në Bërnjak.

“Si rezultat me datën 31.10.2023 rreth orës 10:25, gjatë kontrollit kufitar, në hyrje të pikëkalimitkufitar Bërnjak, në automjetin Audi ngjyrë hiri me targa të Serbisë, me vozitës S. E., (viti i lindjes1970), është gjetur një sasi e mallit të fshehur që dyshohet të jetë kontrabanduar: 20 IPHONE 14;10 IPHONE 14 PRO; 10 IPHONE 14 PRO MAX”, njofton policia përmes një komunikate për media.

Po ashtu bëhet e ditur se me autorizim të prokurorit të Shtetit malli i kontrabanduar konfiskohet dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës për veprime të mëtutjeshme hetimore./21Media

Back to top button