Policia parandalon kontrabandimin e kumbullave të thata dhe të duhanit

Policia Kosovës ka parandaluar dy raste të kontrabandës me mallra dje me 29 nëntor. Sipas njoftimit të policisë rasti i parë ka ndodhur rreth orës 15:20 nga njësia e Task Forcës është vërejtur një automjet i dyshuar duke hyrë në territorin e RKS-së nga fshati Breznicë, Republika e Serbisë.
“I njëjti automjet është përcjellë dhe është ndaluar në Gjilan rreth orës 16:05 me drejtues A. A. mashkull kosovar, i njohur për Policinë si recidivist i veprave penale të kontrabandimit të mallrave. Gjatë kontrollit tek i njëjti në bagazh të veturës dhe ulëseve prapa kishte pasur të ngarkuara rreth 300 kg. fruta (kumbulla të thara) të përpunuara për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre, të cilat dyshohet se janë sjellë nga Republika e Serbisë.”, thuhet në njoftim.
Kurse në të njëtën ditë rreth orës 21:00 nga njësia e Task Forcës në ardhje nga Maqedonia e Veriut me dyshimin për mall të kontrabanduar është ndaluar në fshatin Stubëll, komuna e Vitisë, automjeti BMË X5 ngjyrë hiri me targa vendore me drejtues K. M. mashkull kosovar si dhe përgjegjësi i mallit J. K. mashkull kosovar.
“Gjatë kontrollit të automjetit është parë se kishin të ngarkuar rreth 15 thasë duhan të përpunuar të cilin të dyshuarit e kishin marrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të dyshuarit mallin kishin në plan për ta dërguar te një person në një fshat të komunës së Vitisë, ku nga njësia e Task Forcës është identifikuar edhe personi i tretë në rast, tek shtëpia e të cilit janë sekuestruar edhe 10 thasë duhan të njëjtë. “, thuhet në njoftim,
Më tej bëhet e ditur se për të gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka urdhëruar që rastet të iniciohet ‘kontrabandim me mallra’, kurse malli të sekuestrohet dhe të dërgohet në Doganë.
‘Rastet janë duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Doganën e Kosovës.”përfundon njoftimi./21Media

Back to top button