Shqipëria nga nesër do të jetë pa trajner

Kombëtarja e Shqipërisë edhe zyrtarisht pas ditës së sotme do të jetë pa trajner.
Shqipëria nuk pritet t’ia vazhdojë kontratën Edoardo Rejas, kontratë kjo e cila skadon në muajin nëntor, gjë që nënkupton se dita e sotme do të jetë e fundit për trajnerin italian në krye të “kuqezinjve”, raporton KosovaPress.
77 vjeçari italian ka sot ditën e fundit në rolin e trajnerit të Shqipërisë, kurse nga dita e nesërme Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) duhet ta nis kërkimin për një trajner të ri.
Raportohet se trajneri i ri do të përzgjidhet gjatë muajit dhjetor, ndërsa emrat më të përfolur për ta zëvendësuar Rejan janë Di Baggio, Cambiasso e Gianni De Biasi.
Përgjatë aventurës së tij te Kombëtarja e Shqipërisë, Reja regjistroi 14 fitore, nëntë barazime dhe 15 humbje brenda 38 ndeshjeve të zhvilluara.

Back to top button