Policia për rastin në Fushë Kosovë: Burri dyshohet se qëlloi vetën me armë

Nënë e bijë janë qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar, të shtunën në Fushë Kosovë. Shkaqet e plagosjes së dyfishtë mbeten akoma të panjohura. Teksa, i dyshuari sipas policisë ka qëlluar për vdekje edhe vetën.
Pas plagosjes së dy grave, të cilat u dërguan në QKUK për trajtim mjekësor, policia u informua për vendndodhjen e të dyshuarit.
Por, kur zyrtarët policorë e kanë urdhëruar të dyshuarin që të dorëzohet, i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarëve policorë.
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË /ARMËMBAJTJE PA LEJE/Rr. Besa Besë, Fushë Kosovë 28.01.2023 – 11:42. Është raportuar se dy viktimat femra kosovare për shkaqe ende të panjohura janë qëlluar dhe plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendej në arrati. Viktimat për tretman mjekësor janë dërguar në QKUK. Më vonë është pranuar informata për vendndodhjen e të dyshuarit ku zyrtarët policorë e kanë urdhëruar të dyshuarin që të dorëzohet, mirëpo i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarëve policorë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë i dyshuari dyshohet se ka qëlluar veten dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe është njoftuar Inspektorati Policor. Të gjitha veprimet e nevojshme hetimore janë duke u marrë në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button