Aksident në Kamenicë, pesë të lënduar

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në fshatin Boscë të Kamenicës pas orës 23:00 të së shtunës ku për pasojë pesë persona janë lënduar.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, që tha se një prej të lënduarve është dërguar drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm”, tha Policia përmes raportit ditor./21Media

Back to top button