Policia për RTV21 demanton lajmin se po zhvillon një aksion në veri kundër kriptovalutave

Raportimet se Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot, në orët e hershme të mëngjesit, një aksion në veri të vendit kundër atyre që merren mihjen e kriptovalutave, nuk janë të vërteta.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Policinë në veri të Mitrovicës, dhe sipas tyre Policia atje është duke e kërkuar një të dyshuar, por nuk është duke u zhvilluar ndonjë aksion kundër kriptovalutave .
“Stacioni jugu ka pas një kërkesë për kërkim të një të dyshuari për vepër të shkaktuar në jug të Mitrovicës”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Portali rtv21.tv është në pritje të një përgjigje edhe nga Policia e jugut./21Media

Back to top button