Policia përdorë gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve në Kapitol Hill

 

Policia përdori gaz lotësjellës për shpërndarjen e protestuesve pro-Trump, që sulmuan ndërtesën e Kapitolit, ndërsa deputetët u udhëzuan të përdornin maska gazi, raportuan dy prej tyre në Twitter.

“Policia na kërkoi të merrnim maska gazi, sepse kishte hedhur gaz lotësjellës në Rotunda”, shkroi përfaqësuesi demokrat, Jim Himes.

“Na thanë të shtriheshim përtokë dhe të vinim maskat e gazit”, shtoi kolegu i tij, Dan Kildee.

Mbështetësit e Donald Trump hynë në ndërtesën e Kongresit, që u detyrua të ndërpriste urgjentisht një seancë të jashtëzakonshme që synonte të vërtetonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.

Back to top button