Policia publikon dokumentet e falsifikuara ku u përdorën emrat e zyrtarëve të lartë

Policia e Kosovës ka publikuar dokumentet që u janë dërguar në emaile disa qytetarëve në emër të Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it.
Sipas policisë shpërndarja e këtyre e-mailave, kinse janë e-maila zyrtar të lëshuar në emër të zyrtarëve të lartë të PK-së, përfshirë edhe një dokument që përmban logo të PK-së, logo qeveritare, vule të
ndryshme dhe një mbishkrim të EUROPOL, kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së
caktuar për urdhër gjykate, nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të
lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-maila dhe dokumente të falsifikuara për
përdorim me qëllime të caktuara.
“Siç e kemi theksuar në sqarimin e parë, tani edhe në sqarimin e dytë e ri-theksojmë se, në e-
mailin dhe dokumentin e falsifikuar, janë përdorur emrat e zyrtarëve të lartë të PK-së dhe logot e
ndryshme, por se ri potencojmë se nuk janë dokumente zyrtare, nuk përmbajnë formatin
dhe shkrimin zyrtar të PK-së, si dhe nuk janë lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së
Kosovës. Me qëllim që të sqarohet opinioni dhe personat të cilët mund të pranojnë ndonjë e-mail
apo dokument të tillë, Policia e Kosovës i bën publike këtë dokument të falsifikuar dhe
formën e e-malit po ashtu të falsifikuar, të cilat i gjeni të bashkangjitura, me qëllim
që të mos krijoj shqetësime të panevojshme te qytetarët.”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës, njofton edhe njëherë qytetarët dhe i fton që të mos bien pre e
dezinformacioneve/mashtrimeve të tilla, dhe kushdo që mund të pranoj ndonjë e-mail/dokument
të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së info@kosovopolice.com për trajtim dhe
kompetencë të mëtejme./21Media
