Policia publikon pamjet kur kap në flagrancë shoferin duke tejkaluar në vijë të plotë

 
Është kapur në flagrancë nga Policia një shofer në Ferizaj duke e tejkaluar një veturë në vijë të plotë.
Ndaj shoferit është shqiptuar gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
“Policët nga Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor të Ferizajt, kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe kanë ndaluar personin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion “Tejkalim në vijë të plotë” . Në lidhje me këtë ndaj shoferit u shqiptua një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës, teksa është bashkëngjitur edhe videoja, ku shihet shoferi duke tejkaluar në vijë të plotë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka apeluar te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion. “Të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”./21Media

Back to top button