Policia rrethon Gjykatën në Colmar të Francës

Pritet vendimi përfundimtar ndaj Haradinajt!

Një orë para se të fillojë seanca ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, forca të shtuara të policisë franceze kanë filluar ta rrethojnë Gjykatën e Apelit në Colmar të Francës.

Në seancën e cila pritet të filloj në orën 9:00 gjykata do ta marrë vendimin përfundimtar për lirimin e Haradinajt apo për ekstradimin e tij për në Serbi, në bazë të kërkesës së Serbisë.

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj po akuzohet nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999.

Ndërkohë, një numër i qytetarëve ka filluar të mblidhen para gjykatës së Apelit në Colmare të Francës, ku do të jepet vendimi për Haradinajn./21Media

 

Back to top button