Policia sekuestron tri armë në Skënderaj

Policia në Skënderaj, në orët e mbrëmjes së sotme ka realizuar një bastisje, si rezultat i së cilës janë sekuestruar tri armë, një pushkë automatike dhe dy pistoleta.
Sipas njoftimit të Policisë, bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Skenderaj, e realizuar në dy lokacione – shtëpi, në fshatin Prekaz i Epërm.
Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë intervistuar dy persona të dyshuar, ndërsa pas procedurave të intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës./21Media

Back to top button