Ja gabimi më i shpeshtë që bëni, sa herë lani dhëmbët

Një prej gabimeve më të mëdha që shumë njerëz bëjnë në procesin e larjes së dhëmbëve është kohëzgjatja, pasi një pjesë e mirë e jona nuk shpenzojnë kohë mjaftueshëm teksa lajnë dhëmbët ndërkohë që shumica e dentistëve rekomandojnë larjen e tyre për 2-3 minuta.
Dentistët sugjerojnë se duhet të nisni nga përzgjedhja e furçës duke hequr dorë nga furçat me dizenjime të ngarkuara që pretentojnë se ndihmojnë në larjen dhe në zbardhimin e dhëmbëve dhe se ka ardhur koha të zgjidhni diçka më profesionale.
Duhet mbajtur parasysh se larja për dy minuta nuk është efektive nëse nuk përdorni teknikën e duhur.
Filloni me sipërfaqet e jashtme të dhëmbëve tuaj, nga mishi i dhëmbëve në të gjithë sipërfaqen. Përsëriteni me sipërfaqet e brendshme. Përdorni majën e furçës kur pastroni pjesën e brëndshme pas dhëmbëve të parë. Pastaj lani sipërfaqet përtypëse të dhëmbëve të sipërm dhe të poshtëm.
Mos harroni larjen e gjuhës sepse gjuha mund të grumbullojë grimcat e vogla të ushqimit dhe baktereve. Pastrimi i saj do të zhdukë çdo mundësi për erën e pakëndshme.

Back to top button