Policia shpall në kërkim edhe dy djemtë e Mefail Shkodrës

Lidhur me vrasjen në Gjilan, Policia e Kosovës, përveç Mefail Shkodrës, ka shpallur në kërkim edhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjell Shkodra.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, e-mail: [email protected], si dhe në numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201.Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, përfundon njoftimi.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?