Policia shpall në kërkim një 21-vjeçar nga Prizreni

Një 21 vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, 21 vjeçari nga fshati Romajë e Prizrenit, kërkohet për për veprën lëndim i rëndë trupor. Personi në kërkim është Fisnik Qenaj.

Policia ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacion për vendndodhjen e të njëjtit, që ta lajmërojnë.

”Lidhur me rastin e iniciuar në Stacionin Policor në Gjakovë “lëndim i rëndë trupor”, Sektori i Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë veprime hetimore me ç’rast edhe është identifikuar i dyshuari i lartshënuar. Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë. Edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative ai ende gjendet në arrati. Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës: kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button