Policia thotë se situata në veri është e qetë

Gjatë natës nuk janë raportuar incidente në veri të vendit dhe aktualisht gjendja është e qetë.
Kështu i tha  REL-it  drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
Kurse në natën e p dhjetorit një shpërthim me mjete piroteknike ka ndodhur në afërsi të lagjes Tre Rrokaqiejt.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
“Shpërthim me mjete prioteknike besohet. S’ka ndonjë rrezik”, ka thënë Hoti mbërmë
Ai po ashtu ka dekalruarse situata në veri të vendit edhe mbrëmë ka qenë e qetë.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur edhe disa shpërthime me mjete piroteknike, shok-bomba, granata dore, ka pasur edhe gjuajtje me armë ku është plagosur një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Back to top button