Policia: Tre viktimat e aksidentit në Prizren u goditen nga vetura, arrestohet i dyshuari

(Lajm i përditësuar)

Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Prizren, në dalje të autostradës drejtimi veri.

Policia ka bërë të ditur se gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor janë dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Tre të vdekur nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lëndime kanë pësuar edhe pesë persona të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:45 të shtunën.

Sipas informative të deritashme, aksidenti ka ndodhur gjatë një gare me vetura./21Media

Back to top button