Policia tregon pse ka arrestuar futbollistin

Sipas policisë,personi i dyshuar nuk ka përfillur urdhrin e policisë dhe ka sulmuar oficerin policor

Në një njoftim për media nga policia thuhet se në kuadër të Kupës së Kosovës në Futboll për edicionin 2016/2017, është zhvilluar ndeshja futbollistike në mes KF BESA nga Peja dhe KF PRISHTINA nga Prishtina. Kjo ndeshje është zhvilluar sot me datën 30.04.2017 nga ora 15:00 në Stadiumin e qytetit ”Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Policia e Kosovës bazuar në Kërkesë për siguri gjatë kësaj ndeshje, ka përpiluar Plan operativ që të ofrojë siguri për të gjithë të pranishmit në këtë ndeshje sportive.

“Gjatë zhvillimit të ndeshjes rreth orës 16:45 personi i dyshuar L.L (1985) ka hyrë në fushë të lojës prapa portës së ekipit të Prishtinës, me ç’rast oficeri policor ka ndërmarrë veprime për ta larguar të dyshuarin nga ai vend pasi që ishte krijuar pakënaqësi nga tribunat vendase dhe ishte përkeqësuar situata”thuhet më tej.

Pësoni i dyshuar nuk ka përfillur urdhrin e policisë dhe i njëjti ka sulmuar oficerin policor duke e goditur në pjesën e sipërme të trupit.

I dyshuari është sjellur ne Stacionin policor Pejë, në njësitin e hetimeve dhe pas intrvistimit me urdhër të Prokurorit i njëjti mbahet për 48 orë në qendrën e mbajtjes, ndërsa viktima (oficeri policor) për lëndimet e marra nuk ka dashur te pranoj tretman mjekësor.Rasti është cilësuar‘Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës është duke bërë vlerësimet pasoperacionale lidhur me veprimet e zyrtarëve policor të caktuar në detyrë sipas planit operativ në ketë ndeshje./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button