Policia ukrainase thotë se ka granatime të vazhdueshme në rajonin e Donetskut
Trupat ruse kanë sulmuar nëntë vendbanime, duke dëmtuar të paktën tetë ndërtesa civile, duke përfshirë shtëpi dhe dyqane, sipas Policisë Kombëtare të Ukrainës.
Rusët kanë qëlluar mbi popullatën civile me “mortaja, tanke, artileri dhe armë të lehta” dhe disa janë plagosur.
Qytetet dhe qytezat më të granatuara në rajon gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë: Mariupol, Marinka, Krasnohorivka, Avdiivka, Vuhledar, Volnovakha, Zalizne, Ocheretyne (Oleksandrivska TG) dhe Novoselivka-3, sipas policisë. Qyteti i Pokrovsk gjithashtu është sulmuar të mërkurën, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv
Rajoni i Donetskut është një nga dy territoret separatiste të Ukrainës lindore, Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut./21Media