Policisë i doli punë dje në Merdare e Leposaviq

 

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Merdare është arrestuar një person i cili dyshohet për trafikim me qenie njerëzore.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:40. I arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq më pas rreth orës 08:50 në Leposaviq, njësiti patrullues ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi –Kosovë.

Gjatë kontrollit i është gjetur material plastik pa dokumentacion, njofton Policia.

Sipas tyre, të dyshuarit i është konfiskuar vetura dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button