Porositen politikanët të mos “gënjejnë”

“Kurseni vetën e juaj nga gënjeshtrat”

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka porositur liderët politik që mos të gënjejnë gjatë muajit Ramazan.

Ai përmes një komunikate për medie ka përcjell këtë porosi. “Të nderuar lider politik, jemi në fushatë parazgjedhore, porosia ime për ju është: mos premtoni atë që nuk do ta realizoni. Nëse sëpaku nuk ju vret ndërgjegja dhe nuk ndjeni keqardhje për popullin, atëherë keni parasysh se ndodhemi në Muajin e Bekuar të Ramazanit. Prandaj për shkak vlerës dhe rëndësisë së Muajit të Bekuar Ramazan, kurseni vetën e juaj nga gënjeshtrat”./21Media

Back to top button