Portrete nga rëra me dukje të mbretërshës Elizabeta II

Artist nga Kanadaja, James Sun, ka krijuar një koleksion krijimesh artistike, portrete nga rëra në enë qelqi. Figurat janë me dukje të mbretëreshës së ndjerë të Britanisë, Elizabetës II. Qëllimi me to është që të nderojë mbretëreshën.
Ai i punoi ato bazuar në fotografi të saja.
Sun në një deklaratë ka thënë se mbretëresha ka pasur shumë ndikim në Kanada, se ishte pjesë e kulturës atje, andaj e ka ndjerë obligim që ta nderojë me artin e tij.
Ai veç portreteve të Elizabetës II nga rëra, tashmë ka krijuar edhe shumë të tjera si këto, të disa yjeve të filmit, të muzikës e sportit.
James Sun më parë ishte inxhinier mekanik, por e urrente punën që bënte.
Kështu, një ditë, ai pa në internet një video duke që paraqiste duke u punuar një krijim artistik nga rëra, dhe vendosi të mësonte teknikën e tij. Mësoi të krijojë vepra të tilla dhe la punën si inxhinier.
Ky artist 34 vjeçar, punimet e tija i prezanton pra botës në Tik-Tok, ku ka mbi 3.2 million ndjekës. Ai i poston ato edhe në Instagram, ku ka 90 mijë ndjekës.
James merr porosi nga vende të ndryshme për krijim të portreteve. Ai ka krijuar art edhe për 32 ekipe që kanë marrë pjesë në ngjarjen e fundit Super Bowl, ku përmes artit të tij ka promovuar lojërat e lojëtarët.
Krijimi i një punimi të tillë nga rëra, James i merr kohë 6 deri në 10 orë, varësisht nga punimi që bën./21Media

Back to top button