“Portrete të Skenderbeut gjatë shekujve” hapet në Galerinë Kombëtare

Ekspozita e Luan Tashit “Portrete të Skenderbeut gjatë shekujve” do të hapet në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Sipas njoftimit, ekspozita hapet më 8 shkurt dhe do të jetë e hapur deri më 8 mars, konkretisht për një muaj.
Gjithashtu, me fillim nga ora 19:00 të gjithë të interesuarit mund të jenë pjesë e hapjes së ekspozitës.
Do të prezantohen gjithsej 65 vepra nga artistë evropian dhe shqiptarë si: dorëshkrime, vula, gravura, litografi, piktura, skulptura, mozaiqe, monedha, medalje dhe pulla postare etj.
“Për herë të parë vizitorët e Galerisë Kombëtare të Kosovës do të kenë rastin t’i shohin veprat artistike me një cilësi shumë të lartë, si portretin e parë të Skenderbeut, 13 vite para vdekjes së tij, të skalitur në gurë nga skulptori dhe arqitekti shqiptarë Andrea Aleksi, lat. Andreas Alexius të vitit 1445, e deri tek monumenti madhështor i Skenderbeut të skulptorit shqiptarë Bujar Vani të vitit 2022”, thuhet në njoftim.
Ekspozita është e kuruar nga Remzi Hasani./21Media

Back to top button