Portugalia-Gana/Notat e lojtarëve
Cristiano Ronaldo me bashkëlojtarët e tij te Portugalia e kanë filluar sot Kampionatin Botëror “Katar 2022” me fitoren kundër Ganës.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara dhe tetë sosh shtesë në stadiumin “974”, Portugalia e ka mposhtur Ganën me rezultat të ngushtë 3:2.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi superylli, Cristiano Ronaldo, i cili nga penalltia kalon Portugalinë në epërsi prej 1:0 në minutën e 65’.
Gana u kundërpërgjigj shpejtë, ku e gjeti golin e barazimit në minutën e 73’ përmes futbollistit Andre Ayew.
Portugalia arriti ta rikthej epërsinë dhe ta thellojë atë brenda dy minutave, ku fillimisht Joao Felix shënon për 2:1 në minutën e 78’ ndërsa Rafael Leao shënon në minutën e 80’ për 3:1.
Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Osman Bukari, i cili shënon për Ganën në minutën e 89’ si dhe e vulos rezultatin final në 3:2.
Lojtari i ndeshjes u shpall Cristiano Ronaldo, kurse më i dalluari te Gana ishte Andre Ayew.
Më poshtë mund të gjeni notat e lojtarëve si dhe statistikat e ndeshjes mes Portugalisë e Ganës.