Postoi armë në rrjetet sociale, pas dy vjetësh Policia ia zuri derën

Një banor i fshatit Llaushë të Skënderajt në nëntor të vitit 2020 kishte publikuar pamje në rrejtet sociale ku ishte ekspozuar një armë, pas dy vjetësh policia ia zuri derën.
“Pas informatës se një i dyshuar mashkull kosovar ka ekspozuar në rrjete sociale një armë sot më 25.05.2022 me vendim të gjykatës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe i njëjti e ka dorëzuar një armë AK47 e cila ishte e salduar (bllokuar), jo funksionale”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button