Pozicioni i Rusisë mbetet i pandryshuar për Krimenë e Donbasin
Negociatori rus, Vladimir Medinsky ka folur pas bisedimeve të djeshme në Stamboll, në të cilat Rusia tha se do të tërhiqej nga Kievi dhe Chernihiv.
Ai ka thënë se bisedimet me Ukrainën po vazhdojnë, por shton se qëndrimi i Rusisë për Krimenë dhe rajonin e Donbasit nuk ka ndryshuar.
Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, ndërsa pjesë të rajoneve lindore të Donetsk dhe Luhansk – të njohura kolektivisht si Donbas, mbahen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Por Medinsky ka thënë se Ukraina ka shprehur gatishmërinë për të përmbushur kërkesat thelbësore të Rusisë.
Ai shtoi se nëse i qëndron premtimeve të saj, atëherë “kërcënimi i një fortese të NATO-s” në Ukrainë do të hiqet./21Media