Kërkohet mbështetje për tërheqjen e 30% të trustit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka bërë thirrje deputetëv që të mbështesin tërheqjen e 30% përqindëshit të trustit.
“Logjika e Trustit është kursim personal nga të hyrat e qytetarëve, prandaj ne e vlerësojmë se është e drejtë qytetare përvetësimi i këtyre mjeteve në kohë krize. U bëjë thirrje deputetëve që ta mbështesin Ligjin që u mundëson qytetarëve tërheqjen e 30 % të shumës së trustit. Nuk duhet që në gjendje të jashtëzakonshme të sillemi zakonshëm!”, ka shkruar Tahiri.
Në anën tjetër, sot gjatë raportimit para Komisonit për Buxhet, nga përfaqësuesi e Fondit Pensional është bërë e ditur se janë të gatshëm që ta zbatojnë çdo vendim që sjellë kuvendi s ai përket çështjes së tërheqjes së trustit./21Media

Back to top button