Pozita kërkon unitet politik, opozita thotë se vendi është në krizë

Përveç në nivelin qendror, Partia Demokratike vendosi të prish koalicionet edhe në nivelin lokal. Pas largimit nga koalicioni qeverisës në Gjilan, PDK vendosi të tërhiqet edhe në komunën e Podujevës duke respektuar vendimet e udhëheqjes partiake për shkëputje të komunikimit me udhëheqësit e institucioneve të vendit. PDK ka kërkuar zgjedhje të reja dhe dalje, siç thotë, nga kriza politike në vend. Deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti thotë se janë dy mënyra për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Unë mendoj që aktualisht nuk janë numrat për ta rrëzuar në qoftë se janë dy rrugë, rruga e parë dhe e sigurt dhe e mundshme është nëse albini dëshiron ta rrëzojmë ne, dhe të hyjmë në zgjedhje të reja, rruga e dytë është mocioni i të gjithëcve bashkimi i votave me disa deputet të VV-së, dhe të komuniteteve pakic që janë në kuvend”
Kërkesa e PDK-së për zgjedhje, pason riorganizimin e opozitës dhe kërkesën e Aleancës së Ramush Haradinajt, fillimisht për mocion mosbesimi dhe më pastaj edhe një qeveri teknike, pa Kurtin. Por, deputeti i pavarur Fatmir

Humolli tha për RTV21 se partitë opozitare në vend, nuk kanë qenë kaq të zëshme në politik-bërje, prandaj zhvillimet aktuale politike në vend, po ju duken siç tha, jo normale.

“Po besoj jena kanë në krizë politike sepse nuk kemi qenë aktiv politikisht kur kemi fillu tash me bw veprime politike duke pas parasysh se një klasë politike ka qenë e dëgjueshme kurrë njëherë nuk ju ka pri proceseve gjithmonë ka qenë në bisht të ngjarjeve, ju duke jo normale që ne tash me levizë diçka përpara, me i pri një procesit shpesh nuk po kuptohet drejtë roli i individit, roli i shoqërisë civile, shoqërisë në Shqipëri për me i shfrytëzua mundësitë që janë në të mirën e vendit tonë”

Por, Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk do të duhej të kishte dallime në çështjet nacionale. Deputeti Adnan Rrustemi thotë se duhet të ketë unifikim politik ndaj Serbisë dhe situatës në pjesën veriore të Kosovës.

“Unë pres që opozita të reflekton sa i përket asaj që jemi shtet ligjor shtet i së drejtës, respektimi i kushtetutës, dhe sovranitetit të shtetit, natyrisht ka tema të ndryshme me të cilat mund të përballemi e mos pajtohemi, pozitë-opozitë, kur bëhet fjalë për Serbinë, për strukturat kriminale në veri të Kosovës, për vendosjen e ligjit në tërw territorit të Kosovës , ne nuk duhej të kishim dallim pozitë opozitë- do duhej të ishim bashkë”

Ndërkaq analisti politik, Gazmir Raci mendon se nëse vendi shkon në zgjedhje, opozita nuk e ka përkrahjen e popullit.

“Mendoj se nuk është mirë për opozitën me shku në këto zgjedhje sepse sondazhet po tregojnë që nuk e kanë mbështetjen e duhur por mbi të gjitha zgjedhjet nuk janë zgjidhje, mendoj që duhet krejt duhet të kthehen më shumë tek zgjidhja e problemit me veriun”

Thirrjet për zgjedhje të reja në vend nisën pas përshkallëzimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, e cila vuri masa shtrënguese për shkak të mos përmbushjes së obligimeve që dalin nga një plan trepikësh i Brukselit për shtendosje të situatës në pjesën veriore të vendit./21Media

Back to top button