Pozitat e larta të shtetit me ushtrues detyre
Në mesin e 11 Ministrive që funksionon me ushtrues detyre të sekretarit është edhe ajo e financave por në përgjigjen e saj me shkrim për RTV21 ka thënë se zgjidhja e kësaj cështjeje i takon Minstrisë së Punëve të Brendshme. Nga 15 dikaster ministror në Qeverinë aktuale vetëm 4 kanë sekretar me mandat të plotë, pozitë kjo jo politike.
“Sipas dispozitave të Ligjit Nr. 06/L – 114 për Zyrtarët Publik, procedurat lidhur me konkurset e kategorisë së lartë drejtuese të shërbimit civil ( ku bëjnë pjesë edhe pozitat e Sekretarëve të Përgjithshëm) janë nën përgjegjësinë e ministrisë përkatëse për administratë publike, pra të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërsa në linkun e mëposhtëm mund të informoheni për disa procedura që janë shpallur.
Që nga fillimi i mandatit të qeverisjes Kurti 2, konkurset e ministrive janë anuluar deri në tri herë. Deputeti nga PDK, Mërgim Lushtaku, thotë se duke mos emëruar sekretarë apo drejtorë nëpër institucione partia në pushtet është munduar ta kapë shtetin.
“…fatkeqësisht kjo qeveri vazhdon tutje të qeverisë institucionet ekzekutive me UD që gjithmonë po shihet kjartë që nuk kanë ekipe profesionale për të përzgjedhur dhe kta realisht janë mundu me ba një ndryshim edhe të ligjit për zyrtar publik siç e dini edhe ky ndoshta ka qenë edhe ai plani i tyre i kapjës më brutale të mundshme ku ka reaguar edhe vet zyra e BE-së, në Kosovë kanë reaguar edhe organizata të ndryshme ndërkombëtare që kjo është një degradim i shërbimit civil edhe nëse vazhdohet me zbatimin e ligjit të zyrëtarëve publik sigurisht se do të ketë pasoja…”
Anëtari i Komisionit për Administratë Publike, në Kuvendin e Kosovës, Agim Veliu, në një bisedë telefonike për RTV21 ka fajësuar qeverinë për mos emërime të qëllimshme duke pamundësuar funksionimin e institucioneve.
“…do të ishte e justifikueshme që të ketë ud për një përiudhë të caktuar kohore deri sa të zhvillohen procedurat mirëpo të ketëë mungese të sekretarëve të agjencive të ndryshme me vite si UD kjo është e dëmshme dhe mund t’them që ndoshta ka edhe ndoj qëllim të caktuar nga kjo qeveri, për arsye se në këtë formë ata mendojnë që njerëzit t’i mbajë të shantazhuar e të kërcënuar për një vend pune që ta kryejn detyrën sipas urdhërave…”
Njohësi i çështjeve politike Fidan Ukaj, thotë se Qeveria ka për qëllim që t’i mbushë institucionet me militantë partiakë apo siç thotë njerëz të dëgjueshëm
“…politika e ka shumë më të lehtë mbushjen e resorve me militant partiak dhe në rast se këta ud nuk janë të dëgjueshëm për stafin politik at herë shkarkimi i tyre është shumë i leht dhe zëvendësiumi i tyre se sa i kandidatit ose i një sekretari të përhershëm të emëruar me mandat të plotë, arsyeja e dytë pse akoma këta resor funksionojnë me UD është se partia në pushtet akoma nuk ka gjetë kandidat të dëgjueshëm për stafin politik të cilët udhëheqin nëpër ministri…
Përveç mungesës së sekretarëve të përgjithshëm, edhe 30 nga 40 agjenci të pavarura drejtohen nga ushtrues të detyrës apo nga zëvendës drejtorë. Përgatiti: Shkëlzen Lakna./21Media