Përleshje mes nxënësve në Drenas, konfiskohet një armë me gaz

Një përleshje mes disa nxënësve ka ndodhur të premten rreth orës 10:00 në shkollën e mesme në Drenas.
Policia në raportin 24 orësh njofton se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor katër nxënës (tri femra dhe një mashkull).
“Nga i dyshuari mashkull është konfiskuar një armë me gaz si dhe pas konsultimit me prokurorin të dyshuarit janë liruar në procedurë”, thuhet në njoftim./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?