Pragë: Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane

Krerët e 44 shteteve evropiane mblidhen në kryeqytetin çek
Udhëheqësit nga e gjithë Evropa u mblodhën sot në kryeqytetin çek, Pragë, për takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane, në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i nismës thuhet të jetë nxitja e sigurisë dhe prosperitetit ekonomik në tërë kontinentin, por skeptikët thonë se është një lloj paradhome për anëtarët e rinj dhe frenim i zgjerimit të BE-së. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërkohë ka takuar një numër liderësh evropianë dhe ka theksuar se Kosova është e përkushtuar për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen euroatlantike./21Media

Back to top button