Pranë pendës së Livoqit në Gjilan gjenden eshtra, dyshohet se i takojnë një njeriu

Te penda e fshatit Livoq i Epërm në Gjilan janë gjetur disa eshtra që dyshohet se mund të jenë të njeriut.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante, derisa është njoftuar edhe prokurori i rastit dhe gjatë së martës autoritetet do ta procesojnë rastin.
“Ju njoftojmë se nga një Zyrtar i Shërbimeve Publike Komunale – Gjilan , është raportuar se në lokacionin te Penda e fshatit Livoq i Epërm –Gjilan, gjatë kryerjes së disa punimeve janë gjetur kocka- eshtra , ku dyshohet se mund të jenë të njeriut. Në vendngjarje kanë dalë njësite policore duke siguruar vendin e ngjarjes. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe gjatë ditës së sotëme njësitet relevante procesojn me rastin”, tha Hashani. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?