Pranvera në Prishtinë…
Peizazh i veçantë nga lulëzimi i Qershisë Japoneze
Ndonëse moti ende nuk është stabilizuar tërësisht, pranvera tashmë ka shtrirë mbulesën e saj të blertë edhe mbi vendin tonë. Qytetarët në Prishtinë flasin me kënaqësi për beharin që ka shpërthyer gjithandej, veçmas për hijeshinë e njërit prej drunjëve që konsiderohet si dekorativ dhe aromatizues, e që është Qershia Japoneze.(Teksti – Shqipe Miftari, kamera Sahit Troshupa). /21Media