Kaloni te përmbajtja kryesore

Prattipati ka një porosi për Qeverinë pas vizitës në veri

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati e ka vizituar veriun e vendit sot.

Përmes një postimi në Facebook nga ambasada amerikane, u tha se ajo u takua me përfaqësues të shoqërisë civile, politikanë dhe Policisë e Kosovës.

“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati pati një vizitë produktive në veri të Kosovës sot, ku u takua me udhëheqës të shoqërisë civile, përfaqësues politikë dhe Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ambasada amerikane thotë se Prattipati “ritheksoi qëndrimin e qeverisë së SHBA-së: stabiliteti dhe siguria janë kyçe”.

“Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës të sigurojë që të gjithë qytetarët të mund të jetojnë në mënyrë paqësore”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button