Kaloni te përmbajtja kryesore

Prebreza i VV-së bashkë me AAK-në në balotazh për Fushë-Kosovën

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza, cili në zgjedhjet lokale të 12 tetorit mori 45% të besimit të qytetarëve në këtë komunë, njofton se në balotazh do të shkojë me kandidaten e AAK-së në këtë komunë, Vildane Latifin.

“Vazhdojmë rrugëtimin bashkë drejt ndryshimit! Na priftë e mbara”, ka shkruar Prebreza në një postim në Facebook.

Në balotazh Prebreza do të jetë përballë Besnik Osmanit të LDK-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button