Prej sot bashkë me pronësinë e automjetit bartet edhe regjistrimi i mbetur

Ky ligj mundëson që kontrolli teknik i automjeteve të kryhet në gjithë territoret

Sot në Komisionin për Zhvillim Ekonomik është votuar plotësim ndryshimi i Ligjit për Automjete.

Ky ligj mundëson që bashkë me bartjen e pronësisë së automjetit të bartet edhe regjistrimi i mbetur.

Votimin e këtij ligji e ka bërë të ditur, deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku tha se me votimin e këtij ligji, u votua për liberalizimin e tregut të kontrolleve teknike.

“Në Komisionit për Zhvillim Ekonomik, sot është votuar që bashk me bartjen e pronësisë së automjetit të bartet edhe rregjistrimi i mbetur. Është votuar për liberalizimin e tregut të kontrolleve teknike.  Kjo nënkupton që qytetarët mund ta bëjnë kontrollin teknik të automjetit në gjithë territorin e Kosovës e jo veç në komuën e caktuar, siç ka qenë deri me tani.  Poashtu është hequr kufizimi për certifikimin e kontrolleve të reja teknike. 
Dhe së fundi është votuar që kufiri i vjetërsisë së automjeteve të importuara të rritet nga 10 në 15 vjet!  Jam i bindur se këto amandamente do ta marrin mbështetjen edhe në Senacë Plenare. 

Si Kryetar i Grupit Punues për plotësim ndryshimin e Ligjit pë Automjete, e falëndëroj deputetin Mërgim Lushtaku si dhe gjithë anëtarët e Grupit për punën e bërë!  Votimi i sotëm korrigjon disa padrejtësi që u janë bërë qytetarëve!”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e tij të Facebook-ut.

Nitaj u shpreh se ky ligj korrigjon disa padrejtësi që u janë bërë qytetarëve.

Në muajin qershor pati hyrë në fuqi, ligji për automjete i cili nxiti pakënaqësi te qytetarët. Ky ligj kishte pasur shumë ndryshime në regjistrimin e automjeteve, kushte mbi pronësinë e automjeteve, kushte rreth importit të automjeteve të përdoruar e deri tek ndërrimi i targave.

Qytetarët ankoheshin për humbjen e regjistrimit të automjeteve në momentin e blerjes, edhe përkundër faktit që tek blerësi automjeti ka me muaj të tërë. /21Media

Back to top button