Prej sot, hyrja në objekte vetëm me certifikatë për pranimin e dy dozave të vaksinës kundër Covid-19

Prej sot, për hyrje në objektet e hapura dhe të mbyllura në Maqedoninë e Veriut do të duhet të posedoni certifikatë për imunizim të plotë kundër Covid-19, respektivisht certifikatë për pranimin e dy dozave të vaksinës kundër Covid-19, ose vërtetim që në 45 ditët e fundit keni kaluar sëmundjen Covid-19.
Ky vendim ishte marrë në seancën qeveritare të mbajtur me 26 tetor.
“Me këtë lejohet hyrja e çdo lloj objekti të tipit të hapur ose të mbyllur, objekte hoteliere (kafe, restorante, bare, klube nate-disko), në objektin e hotelerisë / seksionin e ushqimit në objektet hotelierike për akomodim (hotel, motel, konvikt dhe objekte të tjera akomodimi), në pika karburanti, në kazino dhe pika të bastev. Lejohet hyrja edhe në ngjarje të ndryshme (koncerte, seminare, trajnime, kurse, takime pune, konferenca, ngjarje kulturore ose sportive)”, është bërë e ditur mes tjerash në njoftimin e Qeverisë, shkruan TV21./21Media

Back to top button