Prej vitit 2011 nuk ka ndryshuar paga minimale

Pagat në sektorin publik janë rritur së paku tri herë

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka thënë se paga minimale prej 170 eurove, është më e ulëta në secilin vend të rajonit.

Sipas Ymerit, kjo dëshmohet edhe nëse përkthehet në shumën blerëse.

“Prej vitit 2011 nuk ka ndryshuar paga minimale. Ndërsa, pagat në sektorin publik janë rritur së paku tri herë, duke përfshirë edhe rritjen e fundit me ligjin e pagave. Është dëshmuar botërisht që paga minimale është komponentë thelbësore, e cila ka synim të ulë varfërinë, dhe rritjen e kohezionit shoqëror. Kjo është shpërfillur nga Qeveria e Kosovës. Interpelancën që e ka thirr PSD e ka efektin për të rritur vetëdijen rreth pagës minimale. Kundërshtimet rreth uljes së pagës minimale janë të paqëndrueshme. Paga dinjitoze rrit produktivitetit. Gjithë ata që flasin, dhe thonë se një herë duhet të flasin për papunësinë e pastaj për pagën minimale bëjnë gabim. Rritja e pagës minimale nuk e ndikon negativisht në papunësi, përkundrazi”, tha ka thënë Ymeri në një konferencë për media.

Ai ka shtuar se do të bashkëpunojnë me sektorët për nevojat e punëtoreve të Republikës së Kosovës, e në veçanti me sektorin privat, për të cilët tha se janë të lënë pas dore.

Sa i përket interperlancës lidhur me pagën minimale, Ymeri ka thënë se kanë dorëzuar kërkesën ditën e hënë, ndërsa pritet që më së largu seanca të mbahet pas dy javëve.

Visar Ymeri më 04 shkurt ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt për pagën minimale në Kosovë.

Back to top button