Veseli shpreson se edhe Kosova së shpejti do jetë anëtare e NATO-s
Veseli i gëzuar për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur është i gëzuar për nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Sipas tij kjo është një e ngjarje e mirërpritur për gjithë rajonin.
“Lajmi i nënshkrimit të protokollit të anëtarësimit në NATO nga shteti mik i Maqedonisë së Veriut, është një ngjarje e mirëpritur, jo vetëm për fqinjët tanë por për mbarë rajonin. Jam veçanërisht i gëzuar për bashkombasit tanë në këtë shtet, të cilët, kanë luajtur një rol kyç në përpjekjet e integrimeve euro-atlantike”, ka shkruar Veseli.
Ai shpreson që edhe Kosova së shpejti ta ndjek rrugën e Maqedonisë.
“Kosova e shikon me entuziazëm anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duke shpresuar që ta ndjekë shembullin e njëjtë në një të ardhme sa më të afërt. Ne e shikojmë zgjerimin NATO-s në rajonin tonë si një proces shumë të rëndësishëm e të dobishëm që forcon paqen e stabilitetin dhe që konsolidon lirinë dhe demokracinë për gjithë Ballkanin”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Sot në Bruksel sot u nënshkrua për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veri-Atlantike. /21Media