Kaloni te përmbajtja kryesore

​Premier Liga refuzon apelin e Liverpoolit, Jones mungon tri ndeshje

Mesfushori i Liverpoolit, Curtis Jones do t’i mungojë klubit për tri ndeshjet e ardhshme për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Tottenhamit.

Liverpooli e kishte apeluar kartonin e kuq të Jones, por që sot Premier Liga e ka refuzuar këtë apel.

Jones fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Yves Bissoumas në minutën e 26’ të ndeshjes mes Tottenhamit dhe Liverpoolit.

Sidoqoftë, pas intervenimit të VAR-it, kartoni i verdhë u anulua, dhe Jones u ndëshkua direkt me të kuq.

Jones nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Liverpoolit kundër Brightonit, Evertonit dhe Nottingham Forestit këtë muaj.

Gjithashtu, Diogo Jota është i suspenduar me vetëm një ndeshje pas largimit me të kuq nga loja për shkak të dy kartonëve të verdhë, dhe kështu mungon për ndeshjen ndaj Brightonit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button