Premiera e shfaqjes “Fausti”

Fausti, personazhi kryesor i një legjende klasike gjermane e heroi i folklorit dhe letërsisë perëndimore, ishte protagonisti i premierës së shfaqur mbrëmë në Gjilan, si bashkëproduksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit të qytetit të Gjilanit dhe Teatrit ‘Bekim Fehmiu’ në Prizren.

Me autor dhe regjisor Fadil Hysaj, e luajtur nga 17 aktorë, kjo histori e paharrueshme e Goethe-s, e treguar dhe e ritreguar në romane, proza e drama, solli plot emocione për publikun.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputetja, Adriana Matoshi, artistë e artdashës./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button